Sjell ne jete foshnjen, zhduket 19-vjecarja
Ornela Hila
Nena braktis foshnjen ne maternitet, kater dite pasi e ka sjelle ne jete. Ndersa pergatitej per t'u rikthyer ne shtepi, duke deshmuar se ishte e martuar dhe se i shoqi gjendej emigrant ne Greqi, 19-vjecarja e prezantuar si Gjinovefa Bregu, banuese ne Fier, eshte zhdukur pa lene gjurme diten e djeshme ne maternitetin e Vlores. Mjekeve nuk u ka mbetur gje tjeter vecse te njoftojne policine dhe te nisin procedurat per ta akomoduar foshnjen ne Shtepine e Femijes. Ata kane dhene informacionet sipas regjistrimit te kryer tri dite me pare. Mjeket thane dje, per gazeten "KJ", se femija eshte i seksit mashkull dhe me peshe normale.
Ka qene mengjesi i djeshem, kur 19-vjecarja, nga qyteti i Fierit, eshte bere gati per te dale se bashku me femijen e saj. Por, kur mjeket kane shkuar ne dhome nuk e kane gjetur, ndersa foshnja ka mbetur jetim. Mesohet se femija ka ardhur ne jete me 26 shkurt, ndersa kur eshte pyetur perse nuk ishte e shoqeruar, nena e re eshte pergjigjur se bashkeshorti gjendej ne Greqi si emigrant, ndaj dhe nuk ishte prane saj.
Ajo ka dhene identitetin Gjinovefa Bregu dhe se banonte ne qytetin e Fierit, por ishte e martuar ne Vlore.
Mjekja Xhuljeta Derraj tha dje, per gazeten "KJ", se 19-vjecarja kishte marre edhe aktin e daljes nga materniteti dhe keshillimin per mirerritjen e femijes. "Ndersa i jane dhene dokumentet nga nje prej punonjesve, e reja eshte larguar pa marre femijen e saj ne menyre te fshehte", tregon ajo. Sipas Derrajt, femija ka lindur me nje peshe prej 2,9 kg, i shendetshem, ndersa nuk dihen ende shkaqet e braktisjes se tij.
Menjehere spitali ka njoftuar institucionet pergjegjese, por edhe policine, te cilat po hetojne ngjarjen dhe kerkojne 19-vjecaren. Sipas mjekeve, femija nuk mund te qendroje ne spital per shkak te semundjeve nga te cilat rrezikohet. Pasi te kalojne disa dite ne inkubacion, do te ushqehet me qumeshtin e nenave te tjera, derisa te kalohet ne Shtepine e Femijes.
Dy femije te braktisur brenda muajit
Femija mban numrin 15 dhe, sipas mjekeve, po pergatiten procedurat ligjore per ta derguar ne Shtepine e Femijes ne Vlore. Mungesa e prinderve nuk ka lene asnje mundesi tjeter dhe bluzat e bardha shpjegojne se nuk mund te mbahet me ne maternitet.
Ky eshte rasti i dyte i femijeve te braktisur gjate muajit shkurt te ketij viti, ndersa me pare nje tjeter femije i nje nene me probleme mendore ka mbetur ne maternitet, pasi nena nuk pranon te dale nga spitali dhe femija te cohet ne jetimore. Por mjeket thane se ajo nuk eshte ne gjendje per te rritur nje foshnje, ndaj perkujdesja do i kaloje Shtepise se Femijes. Vitin e kaluar kane qene 5 raste femijesh te braktisur ne maternitet nga nenat. Nje prej tyre, Adriani, jetoi per dy vjet ne spitalin e Vlores nen kujdesin e infermiereve, ndersa vetem nje muaj me pare u be e mundur qe ai te kalonte ne Shtepine e Femijes.