E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne disko, nje i plagosur

SHKODER - Nje i plagosur dhe tre te shpallur ne kerkim si autore, eshte bilanci i nje perleshjeje ne mjediset e nje diskoje ne qytetin e Shkodres. Bernard B., 21 vjec, perfundoi ne spital me plage te renda te shkaktuara nga nje arme zjarri, oret e para te mengjesit te djeshem. Burime zyrtare te policise lokale thane se incidenti ndodhi shume prane Universitetit "Luigj Gurakuqi", ndersa hetohet se motivi mund te jete nje debat per ndonje vajze. Mesohet se 21-vjecari ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne spitalin e Shkodres, nderkohe qe policia ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim si autore S. Alia, 22 vjec, i denuar me pare per vepren penale te kanosjes serioze dhe armembajtje pa leje, A. Kodroja, 25 vjec, i denuar me pare per armembajtje pa leje dhe E. Harusha, 25 vjec, te tre banues ne fshatin Dobrac. Burimet thane se ndaj tyre jane ngritur akuzat "vrasje me dashje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje te armeve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›