E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i Maqedonisë, Bakojanis me rezerva për propozimin e emrit

 

ATHINE-Ministrja e jashtme e Greqisë Dora Bakoyannis deklaroi dje se propozimi aktual për emrin e Maqedonisë nuk është i kënaqshëm dhe ka nevojë për "qartësi dhe korrigjim".

Komentet e saj vijnë një ditë, pasi presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis në kontestin për emër me Greqinë, por me kusht që secila zgjidhje të garantojë identitetin kombëtar të vendit të tij.
Cërvenkovski u shpreh se OKB, që po ndërmjetëson negociatat me Greqinë, duhet të sigurojë se kombi, gjuha dhe identiteti maqedonas nuk do të rrezikohen.
Propozimi i fundit i bërë nga ndërmjetësi i OKB-së Matheë Nimitz sipas njoftimeve të mediave është "Republika e Maqedonisë Veriore".
(d.b/Euroepalire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›