Propozimi i ri, delegatët maqedonas takojnë Nimiç
Delegatët maqedonas kanë përfunduar takimin me ndërmjetësin e OKB për çështjen e emrit, Metju Nimiç. Gjatë bisedës së palëve në New York, përfaqësuesit e Maqedonisë dhanë raportimin e Shkupit në lidhje me propozimin më të fundit të Nimiç. Bëhet fjalë për emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”, emër i cili katër ditë më parë është kundërshtuar nga Presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski.
NEW YORK – Maqedonia i ka raportuar ndërmjetësit të OKB për çështjen e emrit Metju Nimiç, qëndrimet lidhur me propozimin më të fundit të tij. Delegatët maqedonas Nikolla Dimitrov dhe Martin Protogjer të mbërritur sot në New York, kanë mundur të takojnë Nimiç, në orët e pasdites. Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ende nuk është bërë publik qëndrimi i Maqedonisë për idetë e Nimiç, por ambasadori Dimitrov ka deklaruar se delegacioni maqedonas shprehu para ndërmjetësit argumentet e Maqedonisë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Dimitrov gjithashtu ka shtuar se biseda ndërmjet delegatëve dhe ndërmjetësit Nimiç ishte e frytshme por pa dhënë më shumë sqarime.
Në deklaratat e mëparshme presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski ka shprehur se propozimet e Nimiçit nuk i përshtaten Maqedonisë. Po kështu mbrëmë në Strumicë Cervenkovski përsëriti qëndrimin e tij se zgjidhja për emrin është e mundshme vetëm nëse pranohet kombi dhe gjuha si bazë e identitetit kombëtar.
Kreu i shtetit maqedonas i ka kërkuar ndërmjetësit të OKB-së që në propozimet e tij të sigurojë ruajtjen e kombit, gjuhës dhe identitetit maqedonas.
Propozimi i fundit i bërë nga ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimiç është “Republika e Maqedonisë Veriore”. Për këtë propozim të Nimiç, presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski dhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski zhvilluan një takim katër ditë më parë. Këto bisedime përfunduan pa kompromis për emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”, gjë e cila mendohet të jetë raportuar edhe në takimin e sotëm me ndërmjetësin e OKB-së. Sipas autoriteteve maqedonase propozimi i ri ndryshon edhe identitetin e shtetit maqedonas.
(a.s/Balkanweb/INA)