E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Parlamenti miraton ndryshimet në kodin zgjedhor

 

SHKUP-Pas një debati 3 ditor Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet në kodin zgjedhor. 85 deputetë votuan për këto ndryshime dhe 6 ishin kundër.
Kodi i ri zgjedhor i mundëson diasporës të votojë, ndërsa tre deputetë nga diaspora do t'i kenë vendet e garantuara në Parlamentin e Maqedonisë.

Sic bën të ditur Zeri i Amerikës në shqip, ndryshimet kanë pasuar një marrëveshje të para pak javëve ndërmjet drejtuesve të katër paritve më të mëdha në vend. Amendamentet e Partisë Demokratike Shqiptare të opozitës nuk u përfillën. Partia, mes tjerash kërkonte ndryshimin e kufijve të zonave zgjedhore.

Zgjedhja e Presidentit të vendit do të vazhdojë të bëhet përmes votimit popullor. Në raundin e parë duhet të dalin më shumë se pesëdhjetë përqind e votuesve ndërsa në raundin e dytë të votimit mjafton që në zgjedhje të dalin dyzet përqind e votuesve që zgjedhjet të quhen të vlefshme. Zgjedhjet presidenciale dhe vendore do të mbahet në pjesën e dytë të muajit mars, të vitit të ardhshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›