Emri i Maqedonisë, SHBA: Greqia komplikon procesin
SHKUP - Ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers, deklaroi se ndryshimet e fundit në Greqi komplikojnë procesin për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.
“Greqia momentalisht po kalon ndryshime të mëdha politike dhe ekonomike, dhe derisa ky vend gjendet në këtë proces, kjo komplikon përparimet në çdo proces tjetër, dhe jo vetëm për çështjen e emrit”- deklaroi Wohlers.
Sipas ambasadorit Wohlers, ndryshimet politike dhe ekonomike në Greqi, nuk nënkuptojnë bllokimin e negociatave per emrin, por ato nuk do të jenë të lehta.
“Sigurisht që ne nuk kemi hequr dorë nga kjo çështje. Procesi që është në kuadër të OKB-së do të vazhdojë. Qëndrimi ynë rreth kësaj çështje mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar”- nënvizoi Ambasadori amerikan.
(er.nu/ina/BalkanWeb)