Emri i Visho Likës nuk figuron në gjendjen civile

Sipas një hulumtimi të kryer nga gazeta “Shqip”, në Regjistrin Kombëtar Civil të vitit 2008, Lika nuk figuron në listë. Madje ka emra të tjerë të familjes së tij, porse vetë njeriu që është në krye të shërbimit sekret shqiptar nuk figuron.
Duke kërkuar emrin e shefit të shërbimeve sekrete, rezultati nuk nxjerr asnjë të dhënë. Ndërsa kërkimet nxjerrin dhe të afërmit e tij që ekzistojnë në gjendjen civile, si p.sh i vëllai. Është pak i çuditshëm fakti se Lika nuk figuron si shtetas shqiptar në regjistrin civil. Kjo mund të ketë të bëjë me faktin se për 12 vite me radhë, i sapoemëruari në krye të SHISH-it ka jetuar si emigrant në Kanada.
Qenia si emigrant mund të ketë ndikuar dhe heqjen dorë apo në mospërfshirjen nga regjistrimi në Regjistrin Themeltar të Shtetit Shqiptar. Ende nuk konfirmohet nëse mosprezenca e Likës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ka të bëjë me faktin se mbase ai nuk ka qenë as në listat e zgjedhësve.
Shtetësia
Dy ditë më parë, gazeta “Shqip” publikoi lajmin se shefi i shërbimeve sekrete mban dy shtetësi, shqiptare dhe kanadeze. Lika me mosfigurimin e tij në regjistrin civil të 2008-s mund të lidhet dhe me faktin se ai mund të ketë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, por kjo për momentin është ende e paverifikueshme. Marrja e nënshtetësisë kanadeze i jep atij detyrimin që të jetë besnik i ligjeve të Kanadasë.
Në formulën e betimit të çdo shtetasi kanadez përcaktohet se do t’i shërbejë me besnikëri Mbretëreshës Elizabet II. “Betohem (ose pohoj) se unë do të jem përkrahës dhe do t’i tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabet II, Mbretëresha e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve të saj, dhe se unë me besnikëri do të respektoj ligjet e Kanadasë dhe do të përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez”, thuhet në formulën e betimit të shtetit kanadez.
Për të marrë nënshtetësinë kanadeze, sipas ligjeve atje duhet të kesh qenë paraprakisht për tri vjet në statusin e banorit të përhershëm (permanent resident). Pasi të provosh se ke ndenjur 3 X 365 ditë brenda një periudhë katërvjeçare në Kanada, mund të fillosh aplikimin për shtetësinë. Procesi zgjat edhe një vit tjetër.
Vetë Visha ka qëndruar në Kanada për një periudhë kohore 12-vjeçare, çka e bën të pranueshëm faktin se i është nënshtruar një procedure të tillë. Emërimi i tij në krye të shërbimit sekret, të një personi që mund të ketë nënshtetësi tjetër, veç asaj shqiptare, solli reagimet e para nga ana e ish-drejtuesve të SHISH. Për ish-drejtorin e SHISH, Fatos Klosi, ligji e përcakton qartë se “qoftë edhe për një nënoficer të SHISH, nëse ka qëndruar jashtë Shqipërisë me ditë, praktika parashikon që të kërkohet informacion nga Interpoli”.
Sipas tij, nuk mundet që një drejtor i SHISH-it të ketë detyrime ndaj një shteti tjetër, përpos atij shqiptar. Visho Ajazi Lika u emërua në krye të SHISH-it, duke zëvendësuar në këtë post Bahri Shaqirin. Largimi i Shaqirit dhe caktimi i Likës solli reagime nga opozita, por edhe nga dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Këto ndryshime të propozuara nga Kryeministri Berisha dhe të miratuara nga Presidenti i sapozgjedhur Nishani shihen si një kthim prapa dhe që vendosin në pikëpyetje funksionimin në mënyrë të pavarur të këtij institucioni. /Start/
2012-08-14 12:14