Në pranga mashtruesja 25-vjeçare e makinave luksoze në Kosovë
Kosovë- Igballe Peci është 25- vjeçarja me katër identitete të rreme që kishte pasion makinat e shtrenjta, të cilat i merrte me qira dhe nuk i kthente më.
Janë këto gjeneralitet e gruas që është arrestuar nën akuzën e mashtrimit nga Policia e Kosovës së bashku me një mikun e saj dhe një oficer policie që i kishte ndihmuar në aktivitetin e tyre, raporton “Express Kosova”.
25-vjeçarja e ndaluar është nga Mitrovica dhe preferonte të merrte më qira automjetet për të mos i kthyer më. Ajo preferonte vetëm makina luksi si Mercedes, BMË, apo VolksËagen, ndërkohë që përdorte katër emra të ndryshëm për të kryer mashtrimet e saj.
Afërdita Morina, Selvije Sylqi, Hidajete Selimi dhe Linda Gashi janë emrat e viktimave të saj dhe me këto 4 identitete të rreme 25-vjeçarja ka marrë veturat e shtrenjta pranë bizneseve që ofronin këtë shërbim, të cilat pastaj i ka shitur duke përvetësuar të hollat.
Policia bën më dije se Igballa nuk operonte vetëm në këtë mashtrim, bashkë me të ishte edhe një shtetas me inicialet R.B, i cili po ashtu verpronte me 3 emra të rremë. Policia e Kosovës ka rënë në gjurmët e mashtrimit dhe 25-vjeçares dhe ka bërë të mundur arrestimin e saj si dhe ka konfiskuar 6 makina të cilët të dyshuarit i kishin marrë nëpërmjet mashtrimeve.
Një nga të rinjt që kishin rënë pre e mashtrimit ishte edhe Sali Musliu, i cili i kishte dhënë të dyshuarit R.B. veturën e tij Range Rover dhe 1 mijë euro për Golfin V. Por më vonë doli se vetura që mori Saliu ishte e një kompanie që të dyshuarit e kishin marrë me qira, por që i kishin falsifikuar dokumentet.
Gjatë realizimit kontrollit në banesën e të akuzuarve, policia ka konfiskuar prova materiale, kryesisht elektronike, në të cilat është gjetur se janë falsifikuar dokumente me anë të të cilave janë shitur makinat e vjedhura.
Përpos veprës penale të mashtrimit, personat e arrestuar janë të dyshuar edhe për veprën penale vrasje në tentativë, të kryer me rastin e një mashtrimi si dhe grabitje me armë të kryer me rastin e grabitjes së një veture.
Këto arrestime janë vazhdimësi e hetimeve të rastit të falsifikimit të dokumenteve të iniciuara nga policia kufitare muajin e kaluar, duke çuar numrin e të arrestuarve në në 26 të dyshuar.
/IDEA/
