E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gruas, “arrest me burg” për 20-vjeçarin

Gjatë seancës, i riu ka mohuar që të ketë vrarë gruan, Fatbardha Tafaj, teksa ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

I riu thotë se gjatë kohës së krimit, ai ndodhej në zonën e Fushës së Aviacionit, vend ku edhe ndodhi krimit. Avokati mbrojtës kërkoi që të kishte një ballafaqim me të afërmit e viktimës që ndodheshin atë ditë në vendin e ngjarjes.

Prokurori i çështjes, tha në seancë se prova më e fortë që rëndon ndaj të riut është ajo e provës së ADN-së të qimeve të flokut, njollat e gjakut, si dhe të dhënat biologjike të djersës që janë gjetur në vendin e ngjarjes, çka sipas organit të akuzës janë prova shkencore.

Seanca u ndërpre  për disa minuta, pasi avokati kërkoi të njihet me dosjen e ngritur ndaj klientit të tij. Pasi u dëgjuan palët, gjyqtari Neritan Cena, vendosi këtë masë sigurie ndaj 20-vjeçarit. Ai akuzohet për “Vrasjes me dashje”, “vjedhjes me dashje” dhe e “plagosjes së lehtë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 6 gushtit në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Laprakë, ky dy persona me motor, njëri prej tyre me skafandër, tentuan të grabisnin varëset e floririt dy motrave. Në përleshje e sipër, njëra prej tyre, shtetasja Fatbardha Tafaj 37-vjeç, humbi jetën pasi u qëllua disa herë me thikë, ndërsa mbeti e plagosur motra e saj, shtetasja Lumturie Gjana.

Ngjarja shkaktoi tronditje në opinionin publik, teksa vjedhjet me dhunë që janë shtuar tej mase muajt e fundit, arritën kulmin me vrasje. Hetimet e policisë vazhdojnë për ngjarjen, ndërsa pritet të zbardhet edhe autori i dytë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-08-14 12:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›