Kukës, zjarret kallin qindra hektarë pyje

Temperaturat kanë rëndë ndjeshëm në Kukës, duke mos i kaluar 28 gradë, por situata e zjarreve mbetet e njëjtë. Disa prej vatrave të zjarri janë jashtë kontrollit.
"Janë prej ditësh jashtë kontrollit zjarri në masivin pyjor të Qafë Kombit, që ka përfshirë masivin pyjor afër fshatit Zapod, i cili pasi ka shkrumbuar një sipërfaqe prej 8 ha pyje, po i afrohet masivit pyjor në kufirin me Kosovën. Po ashtu janë jashtë kontrollit edhe vatrat e zjarrit në zonën e Bugajës të komunës së Kolshit në rrethin e Kukësit, si dhe vatrat e zjarrit në fshatin Pogaj të rrethit të Hasit dhe në Pla të Krumës", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile ne prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Sipas tij, vatrat e zjarrit janë në zona mjaft të thella ku ndërhyrja për shuarjen e tyre vështirësohet se tepërmi edhe pse nga komuniteti po tregohet një angazhim maksimal për të ndërhyrë për shuarjen e këtyre zjarreve. Ndërkohë, shqetësim përbën fakti se thuajse për të gjitha vatrat e zjarrit që kanë përshkruar masivin pyjor të rajonit verilindor, dyshohet se janë zjarre të qëllimshme.
Deri tani zjarret kanë përshkruar rreth 200 ha pyje në shkallë qarku, ndërsa janë ende të pranishme 8 te tilla kryesisht në zona mjaft të thella të rajonit verilindor. Ndërkohë, edhe një zjarri i fuqishëm ka përfshirë prej më shumë se dy ditësh një masiv pyjore në lindje të Tiranë, pjesë e vargmalit të Dajtit, duke shkatërruar tërësisht malin nga drurët pyjorë. /Start/
2012-08-14 13:56