E Shtunë, 31 Tetor 2026

KShH: Të miratohet ligji për referendumet

Sipas këtij organizimit, një vonesë e tillë nuk është e justifikueshme. Sipas KSHH-së, Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i, lidhur me dispozitat për referendumet të përfshira në Kodin Zgjedhor të vitit 2003 kanë bërë jo vetëm vërejtje serioze por kanë parashtruar edhe 5 rekomandime të rëndësishme që do t’i shërbenin përmirësimit të këtij ligji. KShH konstaton se, qysh nga viti 2004 dhe deri më sot, ndërsa Kodi Zgjedhor është ndryshuar disa herë, asnjë dispozitë për referendumet nuk është rishikuar.

 “Për KShH-në, miratimi i ligjit të ri, sidomos “Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore”, do të krijonte mundësi reale për zbatimin në praktikë të një prej parimeve themelore kushtetuese: “E drejta e popullit për të ushtruar sovranitetin e tij edhe drejtpërsëdrejti”. Për KShH-në, vonesa për miratimin në ligjin “Për referendumet” ka ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre sepse nismëtarët janë ndeshur me vështirësi, paqartësi dhe keqinterpretime të ligjit edhe nga KQZ-ja. Në fakt, dështimi i këtij apo atij referendumi të nevojshëm dhe të ligjshëm mund të dekurajonte jo vetëm nismëtarët e tyre por sidomos mijëra mbështetës nënshkrues të formularëve tip përkatës”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-08-14 13:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›