Emri i ri i merkatos së Interit: Shvajnshtajger
“Nuk jam martuar me Bajernin e Mynihut”, është shprehur lojtari para disa ditësh, duke nënkuptuar një largim të mundshëm nga kampionët e Gjermanisë. Marrëveshja e mesfushorit gjerman me klubin bavarez skadon qershorin e ardhshëm, prandaj Bajerni nuk dëshiron ta humbasë me kosto zero. Nga ana tjetër, Masimo Morati është simpatizues i futbollistit dhe do të ishte i gatshëm ta sillte në Milano.
Me 25 milionë eurot që Interi është gati të derdhë në arkat e bavarezëve, këta të fundit do të kishin në dispozicion një dorë të mirë parash për të investuar. Sipas mediave italiane, në Gjermani janë duke e menduar si mundësi largimin e Shvajnit, madje kanë gjetur edhe pasardhësin në mesin e fushës: Paolo Montolivo nga Fiorentina.