E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbi 100 femra të dhunuara mbrohen nga shteti

Sipas policisë së qarkut, vetëm në Durrës, nga Gjykata e Shkallës së Parë janë regjistruar 67 vendime për mbrojtje të menjëhershme, dhe nga 17 raste të tjera përkatësisht në zonat e Shijakut dhe Krujës.

Bashkëpunimi me Qendrën "Sot për të Ardhmen" dhe me specialistet e Zyrës për Barazinë Gjinore në bashkinë e Durrësit, kanë lehtësuar gjendjen psikologjike të grave të dhunuara më së shumti nga bashkëshortët e tyre.

Sipas burimeve të policisë së Durrësit, në 9 raste, gratë e vëna nën mbrojtjen e shtetit janë akomoduar pranë një shoqate të specializuar në qytetin e Elbasanit.

Raste të dhunës ka pasur brenda familjes, ndaj nënave apo motrave, shumë prej të cilave më parë mbaheshin të fshehura për shkak të mungesës së ligjit apo zbatimit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›