E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është Adelina?

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 14:28

Këngëtarja Adelina Berisha mund të jetë e njohur në Prishtinë dhe në Kosovë, por në Shqipëri nuk kanë shumë “haber” për të.

Kështu së paku shkruajnë portalet shqiptare, të cilat kanë thënë se Adelina, që kohëve të fundit u krahasua me motrat Greta dhe Eni Koçi, po tenton që me famën e këtyre të dyjave të bëjë emër për vete si këngëtare.

Sipas këtyre portaleve, Adelina në një intervistë kishte thënë se asaj ia kanë zili motrat Koçi dhe se ajo është shumë e kërkuar në Shqipëri për të mbajtur koncerte. Mirëpo, tabloidët shqiptare kanë hulumtuar dhe kanë parë që Adelina ka kohë që nuk ka shkelë në skenën shqiptare, qoftë me ndonjë koncert apo në ndonjë festival. Tabloidët kanë përmendur edhe një klub, ku thuhej se Adelina do të mbante një koncert, mirëpo ky i fundit i është përgjigjur: “Adelina Berisha! Po kush është kjo?”.

Berisha më parë kishte bërë disa komente për motrat Koçi, kur e kishte hapur televizionin e saj, përderisa këngëtarja ka realizuar edhe një videoklip pak para fillimit të verës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›