Mentori sjell “Engjëll”
Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 14:27
Vokalisti i grupit “Kthjellu”, Mentor Haziri, i cili ditë më parë paralajmëroi këngën e tij më të re “Engjëll”, ka realizuar edhe klipin e kësaj kënge.
Kënga është punuar nga Flori Mumajesi, ndërsa klipi është realizuar nga produksioni “Koperativa” dhe do të transmetohet në rrjetet e MTV-së.
Mentor Haziri raportohet se së shpejti do të vijë edhe me disa projekte të mëdha, si ato hollywoodiane, të cilat do t’i zbulojmë më vonë. Më poshtë ju sjellim klipin e këngë “Engjëll”. (Telegrafi)
Spoti i “Kthjellu” – “Engjëll”