E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i vrasësi të Aleks Nikës erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike

Flamur Vezaj / Denis Dedej

TIRANË- Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) kanë identifikuar pistoletën që ka vrarë demonstruesin nga Lezha më 21 Janar 2011, babanë e dy fëmijëve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve, raporti i përpiluar nga ekspertët e FBI-së që tashmë ka mbërritur me valixhe diplomatike po përkthehet në zyrat e këtij institucioni. Sipas të dhënave paraprake, por konfidenciale, mësohet se specialistët e balistikës pranë FBI-së, nga krahasimi i predhës së gjetur në kokën e viktimës Nika dhe njërës nga dy pistoletat e dërguar për ekspertim, ka konstatuar se njëra prej tyre është arma nga ka dalë plumbi vdekjeprurës i babait të dy vajzave nga Lezha.

Raporti ndodhet në zyrat e përkthimit. Por, paraprakisht, kemi mësuar se njëra nga pistoletat e dërguar në SHBA, ka rezultuar se është arma nga e cila ka ardhur plagosja me pasoj vdekjen e shtetasit Aleks Nika. Identifikimi, është bërë pas krahasimit balistik të tytës dhe gjilpërës së njërës prej pistoletave me predhën e gjetur në kokën e viktimës Nika dhe gëzhojat e gjetura në oborrin e Këshillit të Ministrave, konkretisht pranë hyrjes së ministrave pranë kësaj ndërtese,- thuhet nga burimet e Shekullit. Këto burime, nuk saktësojnë emrin e përdoruesit të kësaj pistolete ditën e demonstratës së 21 Janarit, edhe pse grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit është në dijeni të autorit nga dora e të cilit ka gjetur vrasjen Nika.

Gjithashtu, këto burime saktësuan se dy pistoletat, 14 gëzhojat dhe predhat që ekspertët e Laboratorit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme i cilësuan si të dëmtuara dhe pa vlera identifikuese, janë dërguar në fund të muajt qershor drejt SHBA-së me valixhe diplomatike. Këtë valixhe mendohet se e ka bartur vetë prokurori amerikan i ardhur nga SHBA-ja për ndihmë dhe këshillim pranë grupit hetimore të prokurorisë së Tiranës drejt zyrave të FBI-së. Pas mbarimit të ekspertimit, mendohet se ishte po i njëjti prokurori, i cili po me valixhe diplomatike i ktheu armët, gëzhojat dhe predhat së bashku me raportin përfundimtar të ekspertëve të FBI-së drejt zyrës së Prokurores së Përgjithshme. Përkthimi zyrtar i raportit pritet që të sjellë një valë arrestimesh nga në radhët e zyrtarëve të Gardës, por edhe të disa strukturave të tjera.

Ende mister për autorët e vrasjes së Myrtajt dhe Dedës

Edhe vrasja e Faik Myrtajt mendohet se është kryer nga e njëjta armë që ka vrarë lezhjani Nika, por kjo nuk konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës. Burimet e prokurorisë në lidhje me këtë çështje thanë: Presim të zbardhet i gjithë raporti për të parë se çfarë konkluzioni kanë arritur ekspertët e FBI-së për predhën e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj. Ne dyshojmë se është e njëjta armë që ka vrarë edhe Myrtajn, pasi distanca larg viktimës Aleks Nika ka qenë shumë e afërt. Dyshojmë se të dy plumbat janë qitur nga e njëjta armë plumbat që i sollën vdekjen dy demonstruesve më datë 21 Janar 2011. Deri tani hetuesit nuk kanë të dhëna vetëm për vrasjen e shtetasit Hekuran Deda, i cili ka qenë në një distancë jo të largët me viktimën tjetër Ziver Veizi, vrasje për të cilën është arrestuar Agim Llupo. Edhe vrasja e Dedës, mund të ketë ndodhur nga armët e llojit MP-5 që kishin në përdorim ditën e demonstratës efektivët e Gardës të njohur si grupi i zjarrit, të dyshuarit Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Agron Malaj.

Fshirja e kamerave, priten arrestime në kryeministri

Grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit që po heton pasojat e demonstratës së 21 Janarit pritet që të lëshojë urdhër-arreste për punonjës të Këshillit të Ministrisë, të cilët kanë kopjuar dhe fshirë pamjet filmike të demonstratës së 21 Janarit të zhvilluar para ndërtesës së kryeministrisë. Sipas të dhënave që Shekulli ka mësuar, ekspertët e FBI-së përveç krahasimit balistik të predhave me gëzhojat dhe pistoletat e ekzaminuara, ka ekspertuar edhe serverin e kamerave të sigurisë të kryeministrisë. Ky raport, tashmë është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pritet që me përkthimin e saj të dalin edhe emrat konkret, të cilët do ti nënshtrohen arrestimit. Shekulli pak ditë më parë ka publikuar detaje nga raporti i ekspertëve të FBI-së, ku është konstatuar se ka qenë ora 01:00 pas mesnatës së 21 Janarit kur janë kopjuar dhe fshirë pamjet filmike të regjistruar nga kamerat e sigurisë. Ky veprim, sipas raporti, është bërë nga një person përgjegjës dhe që ka njohur në elektronik, çka mendohet se mund të jetë ndonjëri nga IT-it e Këshillit të Ministrave.

Ina Rama mbledh prokurorët shqiptarë dhe amerikanë

Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama ka pritur në një takim pune paraditen e djeshme drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj dhe prokurorin amerikanë i ardhur për ndihmë hetuesve të pasojave të 21 Janarit. Mësohet se prokurori amerikan shoqërohej edhe nga zv/ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, ku për disa minuta kanë pasur një takim kokë më kokë. Nuk mësohet arsyeja e takimi dhe çfarë është biseduar, por, dyshohet se është folur për raportet që FBI-ja ka përfunduar për armët, gëzhojat, predhat dhe serverin e kamerave të sigurisë të dërguar për ekspertim.

Opozita: Çfarë do të bëjmë në 21 janar

Opozita do të përkujtojë katër viktimat e 21 janarit përmes një ceremonie homazh që do të zhvillohet ditën e shtunë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Detajet e kësaj ceremonie janë përcaktuar në mbledhjen e djeshme të përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë vendosur që në orën 11:00 të marshojnë drejt vendeve ku mbetën të vrarë demonstruesit dhe për të vendosur atje tufa me lule. Takimi i krerëve të opozitës është zhvilluar në zyrën e kryesocialistit, i cili përreth një orë ka diskutuar për homazhet që do të zhvillohen ditën e nesërme. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për Shekullin se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shpjeguar se për të përkujtuar viktimat e 21 janarit do të organizohen dy ceremoni të ndryshme. Fillimisht, pas koordinimit që është bërë me familjarët e viktimave është rënë dakord që paraditen e 21 janarit të zhvillohet ceremonia përkujtimore. Gjatë homazheve do të jenë të pranishëm dhe të afërmit e viktimave.

Një tjetër ceremoni përkujtimore do të zhvillohet nga opozita për të vrarët e demonstratës në fillim të vitit të shkuar. Kreu i koalicionit të opozitës u ka sqaruar aleatëve se do të zhvillohet dhe një takim pasditen e 21 janarit në sallën Black Box në Akademinë e Arteve. Në këtë takim që do të zhvillohet për viktimat e demonstratës do të jenë të pranishëm dhe të afërmit, të cilët, së bashku me drejtues të opozitës do të kujtojnë atë ditë të demonstratës. Krahas informimit për axhendën që do të ndiqet nga e majta ditën e shtunë, kreu i Partisë Socialiste mësohet tu ketë kërkuar aleatëve që të mbledhin të gjithë njerëzit e tyre kudo që ndodhen për tiu bashkuar ceremonisë homazh që do të nisë nga qendra dhe do të marshojnë drejt kryeministrisë. Të gjithë mbështetësit e kësaj nisme do të mblidhen në orën 10:30 në qendër të kryeqytetit.

Në përfundim të mbledhjes Preç Zogaj u ka bërë apel shqiptarëve që ti bashkohen homazheve. Partitë e Opozitës së Bashkuar u mblodhën për 21 janarin. Do të organizojmë një homazh ditën e shtunë për të kujtuar 4 protestuesit e vrarë një vit më parë Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën. Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë që të marrin pjesë në këtë homazh në mënyrë që me praninë e tyre të mbështesin dhe të nxisin zbardhjen e kësaj tragjedie nga ana e Prokurorisë, vendosjen e drejtësisë, shlyerjen e kësaj njolle his

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›