Tiranë, arrestohet anëtari i Hakmarrjes për Drejtësi
Një person i dyshuar si anëtar i bandës Hakmarrja për Drejtësi u ndalua mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës.
Informacionet e para flasin për arrestimin e Dritan Hates në zonën e Medresesë.
Hate ishte shpallur në kërkim që më 1996 ndërkohë që gjatë operacionit të RENEA-s ai është ndaluar nën shoqërinë e dy personave në një lokal.