"Emri", raund bisedimesh ne New York

Një raund i ri i bisedimeve për emrin do të fillojë sot në New York, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësimin e mediatorit Metju Nimic.
Sipas paralajmërimeve mediatori i OKB-së, Metju Nimic para negociatorëve grek dhe maqedonas, Adamantis Vasilakis dhe Nikolla Dimitrov do të paraqesë propozim të ri dhe final për emrin.
Lidhur me këtë propozim, palët në bisedime, në një afat të caktuar nga ndërmjetësi Nimic duhet të japin përgjigje konkrete.