E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanovic: E pamundur shtyrja e njohjes së pavarësisë

Presidenti malazez Filip Vujanovic e ka cilësuar "jodiplomatike" deklaratën e shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremic se njohja e eventuale e Republikës së Kosovës do të ishte "thikë pas shpine për Serbinë".

Vujanovic ka thënë se Mali i Zi, "kurrë askujt nuk i ka ngulur thika dhe nuk ka punuar pas shpines se dikujt".

Vujanovic ka theksuar se është e pamundur që të shtyhet më tej deklarimi për Kosovën për shkak të vazhdimit të integrimit të Mali të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NAT0.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›