Gates: Trupat amerikane deri në fundit të 2009

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Robert Gates deklaroi sot në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbajnë trupat ushtarake në Kosovë së paku deri në fund të 2009.
Ai shprehur mbështetjen amerikane për operacionin paqeruajtës të NATO-s.
Vizita e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates është e rangut më të lartë amerikan, që nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës.
Qëndrimi i shkurtër në Kosovë bëhet në kuadër të një turneu të sekretarit Gates në Evropë. Pasdite Gates do vizitojë edhe Maqedoninë.