Gates: Nuk është zgjidhje ndarja e Kosovës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Në ndalesën e tij në Prishtinë, Gates u takua me presidentin Fatmir Sejdiu , kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e FSK-s, Fehmi Mujota.
“Unë nuk besoj se ndarja është zgjidhje për Kosovën as tani e as në të ardhmen. SHBA mbështesim integritetin territorial të Kosovës “, tha sekretari Gates.