Gates, në Ohër për mbledhjen e ministrave te EJL

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates sot do të qëndrojë në Maqedoni, ku do të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira në procesin SEDM.
Sekretari shtetëror amerikan Gejts, do të ketë takim të përbashkët me presidentin Branko Cërvenkovski, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin e Mbojtjes, Zoran Konjanovski.
Në Ohër deri të enjten do të mbahet mbledhja vjetore e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira në procesin SEDM.