E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedia, ADK: Po shtrembërohet historia

Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), përmes një komunikate për media, ka reaguar lidhur me të pavërtetat mbi shqiptarët të paraqitura në botimin e "Enciklopedia e Maqedonisë", të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Përpjekjet për të shtrembëruar historinë mbi shqiptarët sipas kësaj partie janë anakronike dhe siç është dëshmuar deri tani janë të pasuksesshme.
"Një vepër e tillë me synime për të denigruar shqiptarët, po ashtu cënon marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk i kontribuon qëllimeve për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe respekt midis kombeve të rajonit dhe në radhë të parë në vet shtetin e Maqedonisë. Në shekullin njëzetë e një, kur tashmë i lëmë pas historitë e hidhura, një hap i tillë ngjason si riciklim i mentaliteteve shtypëse dhe diskriminuese, që do të duhej ti takonin të kaluarës", thuhet në reagimin e ADK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›