E Shtunë, 31 Tetor 2026

Univeriteti i Tiranës, Rektori Kule: Kemi 527 kuota të lira

Pas përfundimit të regjistrimit në universitete vetëm në Universitetin e Tiranës pas përfundimit të listave paraprake janë 527 vende vakante. Sipas Rektorit të Universitetit të Tiranës Dhori Koli janë 136 vende të lira në universitetin e Gjuhëve të huaja, 65 në fakultetin e infermierisë, 62 në fakultetin e juridikut, 57 në fakultetin e ekonomikut, 48 në fakultetin e shkencave sociale, 39 në fakultetin e mjekësisë dhe atë të shkencave natyrore, 31 në fakultetin e histori- filologjisë.
Për sa i përket listave zyrtare me vende vakante për fakultetet e gjithë Shqipërisë duhet të pritet përpunimi i listave nga fakultetet e të gjithë vendin. Megjithatë sipas Ministrit të Arsimit diçka konkrete lidhur me listat do të kemi vetëm në ditët në vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›