Enciklopedia e urrejtjes
Nga Mufail Limani
Ajo qe pame se paskan shkruar ca akademike maqedonas ne "enciklopedine" e tyre per shqiptaret, nuk eshte se paraqet ndonje risi. Qe shqiptaret qenkan te zbritur nga mali, pra, nomade e barbare te pakulture, qe kane zaptuar dhunshem toka e toka - kjo eshte, e dime, nje kenge e vjeter e melodrames se trishtuar politike serbe. Por, qe gjerat, megjithate, te mos relativizohen me thirrjet e njohura per injorimin e folklorit te keq ballkanik, ne emer te se ardhmes se perbashket e te ndritshme europiane, ne kete skandal, prapeseprape, ka dicka vertet te re. Dicka qe nuk do te duhej te lejojme te kaloje pa sanksionim serioz politik.
Eshte konteksti krejt i ri!
Ne radhe te pare, eshte konteksti i Maqedonise qe pretendon anetaresimin ne BE dhe NATO. Madje, e dime se sot eshte bere pjese e folklorit te ndritshem te Brukselit qe te flitet per nje Maqedoni e cila prin ne rajon me permbushjen e standardeve europiane. Por, sa vlejne sot, pas kesaj "enciklopedie", gjitha ato vleresime impresive europiane per ta?
Me fjale te tjera, a s'do te duhej qe makineria vleresuese e Brukselit, e cila te imponon me pedanterine e saj te frikshme, te ndihet sadopak e goditur nga ky skandal?
Pra, a s'duhet qe shteti i Maqedonise te sanksionohet nga Brukseli per kete "enciklopedi", po qe se nderkohe ai shtet vertet refuzon te deklarohet se nuk identifikohet me ate berllok antishqiptar?
Por, pse po insistoj ne rolin e Brukselit ne kete rrefim?
Sepse besoj qe pergjigja e vertete politike per kete skandal jashtezakonisht serioz duhet te vije nga Brukseli. Nga ana jone, besoj, ne reagime duhet te mjaftohemi me gjestin me te civilizuar te mundshem per keto raste - shquarjen e gishtit te mesem! Por, diskutimi i skandalit me "enciklopedine" nuk besoj se mund te kuptohet jashte edhe nje aspekti tjeter kontekstual. Ne shikim te pare, duket krejt paradoksale qe ky sulm i felliqur vjen nga nje vend qe e ka njohur shtetin e Kosoves.
Por, vertet, pse na ka njohur Shkupi?
Ne fakt, po ta mendosh dy here e kupton se eshte Shkupi ai qe ka perfituar me shume se Kosova nga ajo njohje.
Pse?
Sepse ka fituar nje garanci shtese per ekzistimin e shtetit, nga ana e cerekut zyrtar te popullates. Sepse ka pervetesuar nje vleresim pozitiv nga Uashingtoni e Brukseli. Dhe, sepse ka perfituar nje zgjerim territorial.
Por, ne nje kontekst me te gjere se kaq, ne legjitimimin e shprehjes se urrejtjes ndaj popullit shqiptar - jo vetem ne rastet si kjo budallakia me kete "enciklopedi", por edhe ne situatat kur po ky lloj i urrejtjes kthehet ne program te qarte politik shteteror, cfare vazhdon te ndodhe ne Beograd - ka dicka qe vazhdimisht mbetet deri diku enigmatike.
Athua balancat paqesore, jo vetem keto ballkanike, por, pergjithesisht europiane, vertet jane te pamundura pa prezencen dhe fuqine e Turqise?
Dhe, a eshte kjo arsyeja e vertete pse Uashingtoni mbeshtet hapur idene dhe mundesine qe Turqia te perfshihet ne Bashkimin Europian?
Dhe, po qe se ka nje grimce te vertete ne rolin e copezes turke ne mozaikun e paqes europiane, pse atehere do te duhej qe nje shqiptar politik te ndjehej keq qe te nise te mendoje per gjera te tilla?
Kjo sidomos ne kohen kur nje katolik i perbetuar spanjoll e sheh te arsyeshme qe te rreshtohet krah per krah me Ahmadinexhadin, kunder Kosoves.
Dhe, ne thelb, athua ne, shqiptaret, qe vazhdimisht ankohemi se jemi viktima te propagandave te tilla cfare eshte edhe ky rasti i "enciklopedise", jemi ne fakt, me ose pa vetedije, krejtesisht te perpire nga ajo propagande?
Dhe, prandaj, nuk arrijme te dalim thuajse asnjehere nga situatat e perseritura te konsumimit me demante, me ankesa, me vajtime ose me shprehje te revoltes?
A nuk do te ishte nje mendesi me e mbare se kjo qe e kemi qe te ndertojme koncepte dhe politika te cilat, thjesht, do te mbeshteteshin ne interesat tona nacionale, duke i perfshire ketu te gjitha kapacitetet tona (pa perfshire aty polemikat implicite me propagandat antishqiptare), ne menyre qe kurre me te mos e shpenzojme asnje cast nga historia jone me gjera te kaq te kota si keto fekalet mentale te "akademikeve maqedonas"?