Albanofobi e skajshme
Nga Evropa e Lire
Permbajtja e Enciklopedise se pare Maqedonase, ne te cilen fyhen shqiptaret, pervec qe eshte kundershtuar nga intelektuale dhe profesore maqedonas, e njejta eshte bere edhe nga ana e komentatoreve me me ndikim te mediave maqedonase ne vend. Branko Geroski, ne rubriken "Mprehese" te se perditshmes maqedonase "Shpic", shkruan se per enciklopedistet e VMRO'se, shqiptaret ende jane arnaute, "shqiptari", njerez mali, kacake, kriminele dhe ne nje situate te tille, "Ali Ahmeti ende qendron ne Qeveri".
"Duke ditur se kush e ka shkruar Enciklopedine, mire keni kaluar. Marre per baze emrin e malit nga ku keni zbritur ne shekullin 16, qe te na e merrni Maqedonine, me vjen habi qe akademiku Bllazhe Ristevski nuk u ka dhene epitetin 'Sharpllaninci'", shkruan Gerovski.
Ne anen tjeter, kolumnisti Lubomir Ferckovski ne artikullin me titull "ASHAM-i apo ASHAS-i" (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbise), shkruan se ka qindra menyra tjera qe te deshmohen faktet e te mos falsifikohet historia. Por, shton ai, "'shovenet' tane kane zgjedhur menyren me jokorrekte me qellim per ta arritur cakun: te ofendohen shqiptaret, te injorohen koleget e tyre shqiptare ne Akademi dhe te imponohet urrejtja personale si 'kriter shkencor'". "Pse kriteret ne parashtesen per shqiptaret nuk jane shkencore, por tendencioze dhe te njeanshme? Zaten, te gjitha burimet per origjinen e shqiptareve jane maqedonase dhe serbe!? Si do te ishim ndjere ne nese historia e maqedonasve ne Greqi ose Bullgari do te ishte definuar nga autore bullgare e greke? Valle, a do te mund te thuhej se ato jane te dhena korrekte shkencore?", pyet Ferckovski.
Nderkaq, kryeredaktori i te se perditshmes "Dnevnik", Sasho Kokallanov, ne komentin me titull "Shehtanski per akademik", thekson se gazeta e tij ka marre nje komunikate nga partia TMRO e Vanco Shehtanskit, e cila eshte vene ne detyre qe t'u shpjegoje shkencetareve dhe opinionit te gjere se kush jane shqiptaret. Me arsyetimin se geget e tosket jane dy popuj te ndryshem, te cilet edhe gjenetikisht nuk kane asgje te perbashket mes veti, sqarohet se tosket jane maqedonas te romanizuar, ndersa geget kane qene fis qe i jane sjelle nga turqit prej Shqiperise se Kaukazit, ose Dagestanit te sotem ne shekullin 17, dhe jane portretizuar me agresivitet te jashtezakonshem. Domethene, thuhet ne komunikaten e TMRO-se, shqiptaret jane dagestanas, greket afrikane, bullgaret jane tatare dhe vetem maqedonasit jane ketu te mbjelle nga Zoti! "Nese albanofobia mbetet bilete hyrese ne qarqet e ASHAM'it, zgjedheni Shehtanskin per akademik me korrespondence, ndersa ASHAM'in riemerojeni ne Institucion te fshehte nacionalist maqedonas antishqiptar (IFNMA)", thekson Kokallanov. Me titullin "Pluhur mbi Enciklopedine", Sonja Kramarska nga gazeta "Utrinski Vesnik", shkruan se Enciklopedia ka prekur ne sedren e shqiptareve. Sipas saj, madje do te zhvillohen debate shkencore dhe do behen analiza nese Enciklopedia ka gabuar apo behet fjale per nje prognozim jo te qellimshem. "Kjo do te thote humbje e re e energjise se shtetit me debate te ketilla politike dhe historike, qe nuk i dedikohen te ardhmes, por te kaluares", shkruan Kramarska.
I pari qe ka ngritur zerin kunder percaktimeve denigruese te Enciklopedise per shqiptaret eshte Vllado Popovski, profesor ne Universitetin e Shkupit. Ai ende nuk e ka lexuar permbajtjen e ketij botimi, por thote se eshte i zemeruar me kualifikimet qe jepen per shqiptaret. "Mendoj se reagimet jane te arsyeshme nese shqiptaret jane quajtur 'shqiptari' dhe e dyta, nese per ta eshte thene se jane "njerez mali". Nese keshtu qendron ne Eenciklopedi, mendoj se eshte bere nje gabim i madh nga keshilli redaktues, pasi, shikuar ne prizmin e historise, shqiptaret ne kontinuitet per te gjithe popujt tjere njihen si 'albanci', kurse shteti i tyre ame Albania", thote profesori Vllado Popovski ne nje prononcim per Radion Evropa e Lire.