E Diel, 1 Nëntor 2026

Enciklopedia, nesër takimi mes akademikëve shqiptarë dhe maqedonas

Pritet të mbërrijë nesër në Ohër një delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHASH) i udhëhequr nga kryetari, Gudar Beqiraj.

Delegacioni do të pritet nga kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Georgi Stardelov. Në kuadër të këtij takimi do të nënshkruhet memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim shkencor midis dy vendeve.

Agjencia e lajmeve INA thekson se në qendër të këtij takimi do të jetë edhe Enciklopedia Maqedonase, e cila kohë më parë ka nxitur reagime dhe debate në qarqet shkencore shqiptare. Po ashtu do të diskutohet edhe lidhur me përgaditjen e Enciklopedisë së përpunuar, ku sipas disa spekulimeve mediave u theksua se akademikët nga Shqipëria do të përfshihen në ekipet për përpunimin dhe hartimin e Enciklopedisë së re.

Gudar Beqiri, kreu i ASHA kohë më parë sipas një korrespodence me stujdues shqiptarë nga Maqedonia, ka hedhur poshtë këtë mundësi të përfshirjes së akademikëve të Tiranës.

Në delegacionin e ASHA marrin pjesë edhe akademiku Emin Riza si dhe sekretari i përgjithshëm i Akademisë, Salvator Bushati. Takimet do të zhvillohen në shtëpinë e njohur Uranija në Ohër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›