E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, barrikadat serbe ende të pranishme në veri

Barrikadat serbe janë ende të pranishme në pjesën veriore të Kosovës, njëra në Rudarë dhe tjetra në rajonin Izvor që lidh Kosovën me Novi Pazarin.

Në Rudarë barrikada është tërhequr pjesërisht, për të mundësuar kalimin automjeteve vetën në njërin krah, ndërsa në rajonin Izvor, barrikada ende është e pranishme. Dy barrikadat u vendosën pasi KFOR bllokoi një rrugë alternative në pjesën veriore që çon drejt Novi Pazarit, e cila shfrytëzohej për kontrabandimin e naftës dhe materialeve të tjera.

Serbët lokalë theksuan se kanë njoftuar Beogradin zyrtar dhe se sipas tyre, sot pritet të sqarohet situata edhe lidhur me barrikadat.

Ndërkohë, mediat kosovare kanë informuar se mbrëmë janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh në rajonin e Zubin Potokut dhe se arsyeja e këtyre shpërthimeve nuk bëhet e njohur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›