Enco Malindi kthehet te SllaviaKapiteni I kombëtares shqiptare U-21, Enco Malindi, është shumë pranë rikthimit tek skuadra e Sllavias së Sofjes.

Kapiteni I kombëtares shqiptare U-21, Enco Malindi, është shumë pranë rikthimit tek skuadra e Sllavias së Sofjes. Kështu, një gjë të tillë e ka pranuar dje vetë futbollisti, I cili ka pohuar se tashmë afati I huazimit të tij tek skuadra e Spartak Varnës ka përfunduar dhe se ka ardhur koha që ai të rikthehet tek skuadra e Sllavias së Sofies, atje ku ka edhe kontratën për një sezon tjetër. “Realisht mendoj se më duhet të ndryshoj. Këtu, tek Spartaku ka disa probleme dhe afati im I huazimit po përfundon. Plus që më kanë kërkuar sërish tek Sllavia dhe mendoj se mund të filloj gjithçka nga fillimi”, ka thënë Malindi.
E Merkure, 10 Qershor 2009