E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endacakja braktis foshnjen

Durres- Braktis foshnjen ne rruge, nen akuze nena endacake. Policia e Durresit ndaloi dhe mori nen hetim ne gjendje te lire, diten e djeshme si te dyshuar 21-vjecaren nga Kavaja, me inicialet R. F. Akuza e ngritur ndaj nenes se re eshte "braktisje e femijes", por gjate deshmise se dhene ne komisariat, 21-vjecarja eshte shprehur se nuk kishte mundesi per te mbijetuar ekonomikisht, si dhe te ushqente foshnjen e mitur.
Nje kalimtare e rastit, me inicialet M. D., 30 vjece, eshte paraqitur ne Komisariatin e Durresit duke dorezuar femijen e braktisur. Gruaja i ka thene oficereve se e kishte gjetur foshnjen 1-vjece ne nje rrugice, te braktisur nga nena e saj endacake. Te qarat e foshnjes qe kishte ardhur ne jete ne vitin 2009 kane shqetesuar kalimtaren, kurse Policia e Durresit deklaroi nisjen e hetimeve. Nena e re qe kishte braktisur femijen njihej edhe nga policia si endacake, qe mbijetonte duke lypur kryesisht ne qytetin bregdetar te Durresit dhe kane mundur ta identifikojne ate ne kohe rekord. "Grupi hetimor filloi procedimin penal ne gjendje te lire per R. F., endacake, per arsye se dyshohet qe ka braktisur femijen e saj E. H., e vitlindjes 2009", thane burime zyrtare te komisariatit Durres. Gjate marrjes ne pyetje 21-vjecarja ka pranuar e perlotur se kishte braktisur foshnjen, duke e lene ne nje vend te dukshem qe te gjendej nga kalimtaret dhe t'u dorezohej policeve. "Nuk kisha mundesi ta ushqeja, pasi jam e papune, pa shtepi dhe nuk kam leke per te blere ushqime e per ta rritur", mesohet te jete rrefyer nena e re, qe e ka sjelle ne jete foshnjen pas nje lidhje intime te rastesishme. Grupi hetimor ka vendosur qe ta liroje nga paraburgimi te dyshuaren, pas historise se dhimbshme qe ka treguar, duke i dhene mundesi qe te gjeje nje pune dhe me tej, t'i pergjigjet akuzes se ngritur per braktisjen e femijes. Burime policore thane se pritet qe te diskutohet me nje nga institucionet e shtepise se femijes per te strehuar foshnjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›