E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende enigme vendprehja e Jackson

Fansat e Michael Jackson do te mund te shohin idhullin e tyre per here te fundit te enjten ne mengjes ne nje ekspozim te trupit te pajete ne rezidencen e Mbretit te Pop-it, Neverland. Mbetet ende engime vendi se ku do te varroset trupi i pajete i Jackson.

Kryebashkiaku i qytezes se Gary ne Indiana, vendlindja e Jackson ka kontaktuar me familjen e te ndjerit per te shqyrtuar mundesine e varrosjes se Jackson atje.

“Une besoj se Michael Jackson do te prehet ne Gary te Indianes. Kjo mund te realizohet ose jo, por une besoj se do te realizohet”- tha kryebashkiaku i Gary, Rudy Clay.

Gjithashtu sipas avokatit te familjes Jackson eshte gjetur nje leter e vitit 2002 ku shprehet nje deshire e popstarit, por permbajtja e saj nuk behet publike.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›