Muzika e Gjon Simonit vjen me këngën Lule borë

Orkestra Simfonike e RTSH, koncert kushtuar figurës më të spikatur të kulturës muzikore shqiptare
Gjon Simoni dhe kontributi i tij në kulturën muzikore shqiptare do të përkujtohen në datën 2 korrik, me një koncert të veçantë i cili i kushtohet kompozitorit të njohur shqiptar. Orkestra Simfonike e RTSH vjen në vijim të sezonit të saj artistik me një koncert të veçantë, i cili do të përmbajë veprat më të mira nga krijimtaria e Gjon Simonit. Këngë të njohura ndër vite do të interpretohen në këtë koncert nga solistja Mimoza Kosturi, ku orkestra do të jetë nën dirigjimin e Oleg Arapit. Kështu për publikun shqiptar do të vijnë këngë të tilla si Dua më shumë Shqipërinë, Më jep ujë me dorën tënde, Lule borë , e të tjera, të gjitha të përpunuara nga Gjon Simoni. Por ky sezon artistik ka qenë shumë i larmishëm për orkestrën e RTSH-së e cila ka dhënë për muaj me radhë koncerte të ndryshme, për publikun e kryeqytetit, me të cilët ka sjellë në vendin tonë emra të njohur të muzikës klasike, të cilët interpretojnë me sukses në skena botërore. Solistja Mimoza Kosturi mbaron Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1992 në degën e kantos në klasën e Pedagoges Suzana Frashëri. Në vitin 1994 e në vazhdim, punon si redaktore e muzikës në Redaksinë e Muzikës në Radio Tirana. Pjesëmarrëse në Festivalet e Romancës Shqiptare dhe Festivalet e Këngës Popullore të përpunuar. Në vitin 2002 realizon recitalin televiziv Ti që më rrite që vajzë me repertor popullor dhe klasik shoqëruar nga orkestra e RTSH. Në vazhdim të koncerteve të saj recitale, në vitin 2006 sjell një përzgjedhje të romancave shqiptare në shoqërimin e të mirënjohurve: Radoja, Piciri dhe Prosi. Në 2008 vjen koncerti i saj recital më i fundit Me dashuri, për dashurinë me këngë popullore të përpunuara për vokal dhe trio instrumentale. Karriera e saj përfshin dhe angazhime jashtë kufijve: në Zvicër 2002, Itali 2003 si soliste e Korit Pax Dei; në Korsikë në 2004 dhe Marsejë 2007 në Festivalin Ndërkombëtar të Polifonisë. Eksperienca interesante të saj, mund të përmendim interpretimin e gjithë materialit muzikor, të filmit Ditë e Mrekullueshme dhe interpretimi i linjës muzikore-dramatike të rolit të nënës në dramën Gomonia e dramaturgut Mihallaq Luarasi. Si impenjim shpirtëror të saj, mund të përmendim pjesëmarrjen që prej vitit 1992 në korin e Kishës Ortodokse. Oleg Arapi tashmë vjen me një eksperiencë të gjatë si dirigjent. Vite më parë ai punon Dirigjent i Orkestrës Simfonike të Filarmonisë të qytetit Vlorë me të cilën realizoi me cilësi koncerte të ndryshme simfonike me krijimtari të autorëve të ndryshëm si: Vivaldi, Bach, Beethoven, Brahms, Mozart, Mendelssohn, Schubert, Britten, Kreisler, etj. Në 1989 Fiton Çmimin e Tretë si Dirigjent në Takimin Kombëtare të Orkestrave Simfonike. Në 1996 Fiton Medaljen e Artë në Konkursin Ndërkombëtar në Netanya të Izraelit me korin e grupit Iliria Vlorë. Më pas punon Dirigjent Kori në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve dhe Mjeshtër Kori pranë TOB-it, Tiranë në vënien e operave Norma e Belinit, La Traviata e Verdit, Pagliaci e Leoncavallos, Tosca e Puçinit, Dasma e Figaros e Mozartit, La Sacrifice d'Helen e Ksenija Skacan e Sebastien Billard, baleti Lola I S.V.Vasiljenko, Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë, Simfoninë Nr. 9 të Beethovenit etj. Gjatë verës 2004 jep leksione mbi Dirizhimin Koral në Universitetin Veror të Prishtinës, me ftesë nga Ministria e Arsimit Holandë. Në tetor 2004 fiton konkursin për Aspirant në Konservatorin shtetëror të Moskës, P. I. Tchaikovsky,, Në nëntor 2006 mbaron shkëlqyeshëm Doktoraturën për Dirigjent Simfonik e Operistik në Konservatorin e Moskës, në klasën e profesor Leonid.V.Nikollajev. Ka dirizhuar koncerte të ndryshme në Itali, Spanjë, Rusi, etj.
Si e njohëm kompozitorin Gjon Simoni
Lindi në Shkodër në 8 shkurt 1936, në një familje me tradita. I vogël, u aktivizua në jetën muzikore në qytetin e lindjes. Në 1962-66 ndjek studimet në Konservatorin e Tiranës për kompozicion dhe teori muzike, ku diplomohet me vlerësim të lartë. Koha e emëroi në Gjirokastër ku punoi si shef muzike nga viti 1966 -69. Më pas redaktor në Radio Tirana ku edhe emërohet shef i Redaksisë së Krijimtarisë dhe Regjistrimeve Muzikore. Në 1980 emërohet shef i Katedrës së Kompozicionit në Akademinë e Arteve. Në 1993 punon në Greqi si Pedagog muzike në qytetin Karditsa. Në 1996 emërohet Dekan i Fakultetit të Muzikës ku zhvilloi dhe lëndën e Orkestracionit. Në vitin 1995 merr titullin Profesor. Është nderuar me çmimin Artist i Merituar në vitin 1999. Vdes aksidentalisht në Tiranë në këtë vit. Krijimtaria e Gjon Simonit është e pasur. Ajo është luajtur në aktivitete të rëndësishme muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fushat e mendimit teorik ka dhënë kontribute të rëndësishme, në konferenca, seminare brenda dhe jashtë vendit. Kontributi i tij shfaqet dhe në zhvillimin dhe rivlerësimin e kompozitorëve shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Plotësoi veprën e pambaruar të kompozitorit Tonin Harapi. Në 1999 është nderuar me Diplomë Nderi nga International Biographic Centre Cambridge në Angli. Në të njëjtën kohë është krijues i shkollës moderne të orkestracionit shqiptar dhe një nga shtyllat e krijimit të muzikës së lehtë. Është i pari që ngjiti këngën në art duke futur elementë shkencore të harmonisë, kontrapuntit dhe orkestracionit. Është shpjeguesi, zhvilluesi dhe përhapësi i fjalës aranzhim, profesion i transmetuar tek muzikantët redaktorë dhe orkestrues të cilët hapën fletën e re të muzikës së lehtë moderne shqiptare. Në Veprat e tij përfshihen: Muzikë Dhome; si duete, kuartete dhe suita, Muzikë për Orkestër si: balete, koncerte, simfoni, korale dhe fuga, koncert për piano dhe orkestër, Requiem për Nënë Terezën etj, Muzikë Instrumentale si: variacione, romanca, valle, koncerte. Vepra vokale si: përpunime për këngët popullore, Ave Maria dhe De Profundis (kantate për solist, kor dhe orkestër) si dhe Muzikë Filmi. Është autor i tekstit Orkestracioni, vepër me shumë vlerë që ka dhënë kontribut për formimin e studentëve shqiptarë. Është autor i monografisë Simfonia e një jete, kushtuar Kardinal Mikel Koliqi.
Last Updated on Monday, 29 June 2009 23:30