“Presidenti i Planetit të Kuq”
30/06/2009 Këto ditë në libraritë shqiptare dhe së shpejti në panairin e librit në Gjenevë “The Best Seller” i letërsisë shqiptare për fëmijë, romani fantastiko-shkencor i shkrimtarit Bedri Dedja.
Veprat e mëdha i kanë rezistuar gjithmonë kohës për hir të vlerave të tyre të mëdha. E kemi rastin të marrim në duar një vepër të tillë, e cila e ngre në një stad të ri letërsinë shqiptare për fëmijë të shekullit XXI.
Botimi i librit “Presidenti i Planetit të Kuq” të shkrimtarit Bedri Dedja vjen për lexuesin e vogël shqiptar me një format të veçantë dhe mjaft cilësor. Romani fantastiko-shkencor është ndarë në 40 kapituj dhe shoqërohet me ilustrime interesante, që ngacmojnë imagjinatën e fëmijëve gjatë leximit. Ndërsa subjekti mjaft interesant ka një vijueshmëri lineare të ngjarjeve.
Historia fillon me frazën e hasur shumë shpesh në përrallat e vjetra: “Na ishte njëher녔 Kjo fjali së bashku me personazhet që vijnë nga veprat e mëparshme të autorit (“Fatbardh Pikaloshi” dhe “Një udhëtim i rrezikshëm”), të lënë përshtypjen se kjo histori buron nga thellësitë e shekujve, së bashku me misteret e tyre. Gjuha e shkrimtarit është e thjeshtë, e qartë dhe duket sikur kumbon jehonën e tyre. Kjo është një histori sa e vjetër aq edhe e re. Duket sikur ngjarjet vijnë nga lashtësia, mbushur me mistere dhe vendosen në kozmos në bashkëkohësi. Lufta mes së mirës e së keqes është një luftë e gjatë, që kapërcen shekujt e që përsëritet e ripërtërihet vazhdimisht. Kjo temë madhore, në qendër të veprës vjen e pozicionuar në një shekull të ri e në një dimension të ri. Brezat evoluojnë e bashkë me ta edhe mjetet e argëtimit. Për t’iu përshtatur këtij zhvillimi shumëdimensional, Bedri Dedja ka sjellë një libër sa bashkëkohës aq dhe vizionar për të ardhmen. Duket se ai e njeh në thellësi botën e fëmijëve dhe kërkesat e tyre, pasi në këtë roman ai ka ndërthurur dijen, fantazinë, shkencën, ëndrrat dhe edukimin. Për ta paraqitur më konkretisht ndërtimin e kësaj vepre madhore, unë e kam ndarë atë në tri boshte kryesore.
Boshti kryesor, ku mbështetet ky libër është fantazia, që arrin majat më të larta, duke i pozicionuar të gjitha ngjarjet dhe temat më të mprehta aktuale, në kozmos. Fantazia është shumë e rëndësishme dhe e shëndetshme për botën e fëmijëve, prandaj shkrimtari Bedri Dedja nëpërmjet saj e ka pasuruar veprën e tij të fundit me shumë imagjinatë dhe ide kreative. Mund të themi se personazhet e vogla lundrojnë në një det plot ngjyra e fantazi, ashtu si Saturni, që shpalos përpara shkencëtarëve të vegjël ylberin e ngjyrave të tij.
Boshti tjetër është dija. Ky libër shërben edhe si një libër shkollor, sepse u transmeton fëmijëve dije shkencore e shumë të vërteta për galaktikën tonë. Ata mund të mësojnë shumë mirë duke u argëtuar nëpërmjet këtij libri. Leximi i ngjarjeve ngjall shumë emocione, i argëton fëmijët, por kërkon edhe një punë mendore për të zbuluar misteret e shumta. Nga ana tjetër, ky aktivitet i trefishtë gjatë leximit ndihmon edhe në aftësimin dhe zhvillimin mendor të tyre. Në fushën e pedagogjisë bashkëkohore synohet drejt hartimit të këtyre librave, që ndërthurin dijen me argëtimin, prandaj do të thosha me bindje të plotë se ky libër i psikologut dhe shkrimtarit të madh për fëmijë Bedri Dedja është ideal për të mësuar dhe argëtuar njëkohësisht lexuesit e vegjël.
Boshti t tretë është edukimi. Nëpërmjet këtij libri Bedri Dedja do të mbjellë farën e së mirës në ndërgjegjen e çdo lexuesi. Ai kërkon t’u tregojë atyre rrugën e drejtë që duhet të ndjekë secili: humanizmin, trimërinë, zgjuarsinë dhe pasionin për shkencën dhe të vërtetën. Shkrimtari transmeton në mënyrë të natyrshme frymën pozitive për të kontribuar secili nga ne për të mirën e vendit, botës sonë dhe mbarë njerëzimit. Mesazhi më domethënës që transmeton vepra është: sistemi diellor duhet të shkojë vetëm përpara… gjithnjë nga e mira dhe e mbara.
Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmë qartë se autori i tij, akademiku Bedri Dedja, ishte një dashamirës i madh i shkencës, zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit. Pra, kuptohet qartë se këtë zhvillim të saj ai e do në dobi të njerëzve e vetëm në shërbim të tyre.
Këto tri boshte kryesore ku mbështetet ndërthurja e subjektit të romanit fantastiko-shkencor “Presidenti i Planetit të Kuq”, i japin kësaj vepre vlera të padiskutueshme artistike, pedagogjike e humane.
Maksim Gorki ka thënë se “libri është një nga çuditë njerëzore, i cili më jep mundësinë të kuvendoj me njerëzit”. E Bedri Dedja nëpërmjet këtij libri kuvendon me lexuesit e vegjël, ashtu si me fëmijët e tij. Por ai siguron edhe një komunikim alegorik me lexuesit e rritur, sepse të gjitha mesazhet që transmeton kjo vepër madhore vlejnë për lexuesit e të gjitha moshave, mbasi janë mesazhe shumë të forta, që të bëjnë të mendosh e të reflektosh thellë.
Vepra mbyllet me ëndrrën. Ato janë shpresat që shtyjnë secilin nga ne të luftojë e të ndryshojë botën. Këto ëndrra nuk ka rëndësi nëse i ka një i rritur apo një fëmijë, mjafton që ato t’i shërbejnë qëllimit më suprem: zhvillimit dhe së mirës, pasi e nesërmja do t’i bëjë realitet.
Shkrimtari Bedri Dedja nëpërmjet kësaj vepre transmeton nuancat më të bukura të sistemit të unazave që rrethojnë artin me botën e fëmijëve, duke e transformuar artin e tij në një ylber shumëngjyrësh, që tërheq vëmendjen e fëmijëve. Dhe bota e fëmijëve vjen në këtë libër si një ylber me mistere e bukuri kozmike, që mund t’i zhbirojë secili duke e lexuar e rilexuar me ëndje romanin “Presidenti i Planetit të Kuq”.
Shijojeni, pra, këtë mrekulli, që e gjeni vetëm një herë!