E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende enigmë vrasja e çiftit Bilali në Bulqizë

Ndërsa policia ka zbardhur skemën e vrasjes së çiftit Bilali një ditë më parë në Bulqizë, mbeten ende mister motivet e këtij krimi të rëndë. Familjarë dhe fqinj të viktimave janë thirrur për të dëshmuar rreth marrëdhënieve dhe sjelljes së çiftit kohët e fundit.
Dyshimet për një grindje mes Arjeta e Bledar Bilalit para vrajes janë hedhur poshtë nga persona të afërm të çiftit dhe komshinj të tyre. Edhe dëshimtari kryesor në vendgjarje, Olsi Muja ka mohuar një gjë të tillë. Tashmë hetimet e prokurorisë janë përqendruar në marrëdheniet e çiftit me persona të tretë dhe punën që ata kryenin në galërinë e kromit, biznes që e administronin prej disa muajsh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›