E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Rritëm të ardhurat, energjia sdo mungojë

Për herë të parë Korporata Elektroenergjetike arrin të sigurojë një fitim që përllogaritet në 16,5 milionë euro. Drejtori i ri i KESH-it, Muharrem Stojku shpjegon se fitimi i realizuar është rezultat i mirë menaxhimit. Shuma në fjalë do të shkojë për uljen e detyrimeve që KESH ka ndaj bankave private apo Ministrisë së Financave, kredi që dy vitet e fundit arrijnë në rreth 200 milionë euro. Moti i thatë i muajve të fundit nuk është pengesë për furnizimin 24 orë me energji, garanton drejtori i KESH-it. Një tjetër garanci për një situatë stabël energjetike është edhe futja me kapacitet optimal prodhimi i TEC-it të Vlorës brenda 3 javëve në vijim. Në lidhje me tarifat e energjisë, Stojku pohon se KESH i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë, një rritje prej 0.9 lekësh për kilovat/orë për energjinë që i shet OSSH-së
Do të jetë ERE, i cili krahas rritjes së propozuar nga KESH-i do të shqyrtojë edhe rritjen e kërkuar nga vetë OSSH-ja, përpara se të vendosë mbi tarifat që konsumatorët dhe bizneset do të paguajnë duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›