E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dyfishimi i prodhimit bujqësor,prioritet i qeverisë

Dyfishimi i prodhimit bujqësor në vend është një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë. Këtë deklaratë kryeministri Sali Berisha e bëri në Universitetin Bujqësor të Tiranës me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Sipas kreut të qeverisë, projekte si ai i ullirit duhet të shtrihen në të gjitha kulturat e tjera.
Kryeministri ka siguruar të gjithë pedagogët e Universitetit Bujqësor se do të mbështesë çdo projekt që ata do të paraqesin. Ai kërkoi angazhim në fushën e certifikimit të prodhimeve bujqësore, duke thënë se në këtë mënyrë fermerët do të kenë mundësinë të depertojnë më lehtësisht në tregun europian.
Gjatë vizitës në Universitetin Bujqësor, kryeministri Berisha inaguroi dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e një godine të re në këtë kampus me vlerë prej 240 milionë lekësh. Kreu i ekzekutivit në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ky universitet ka në zhvillimin e vendit dhe në projektet e qeverisë për këtë katër-vjeçar.
Fillimin e vitit te ri akdemik e ka uruar dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili, nga Akademia e Arteve u kërkoi universiteteve bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit.
Kryeparlamentarja Topalli zgjodhi Fakultetin e Shkencave të Natyrës për të përcjellë mesazhin e saj në këtë ditë.
Prioriteti i Ministrisë së Arsimit në katër vitet e kësaj qeverie, siç e ka bërë të ditur ministri Tafaj, do të jenë përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe investimet në ndërtimin e mjediseve të reja universitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›