Ende nuk është emëruar komandanti i FSK së
Prishtinë (Start) - Ende asnjë emër konkret nuk është bërë I ditur lidhur me kreun e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, nuk është përmendur asnjë emër lidhur me këtë post. Kryeministri Hashim Thaçi ka anashkaluar propozimet për emër duke u mjaftuar me deklaratat se e rëndësishme është që kjo forcë do të jetë e ndërtuar sipas standardeve evropiane. Ndërkohë që legjislacioni e bën propozimin kryeministri, ndërsa vendimi merret nga Presidenti i Republikës së Kosovës.