Raporti i Ban Ki-Moonit mbërrin të shtetet anëtare

Raporti për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, iu është dorëzuar të hënën shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ka bërë të ditur zëdhënëse i sekretarit Ban, Brendon Varma. "Kopjet e raportit u janë dorëzuar shteteve anëtare", ka thënë Varma, duke potencuar se, "raporti ende nuk është i gatshëm për opinionin e gjerë - mirëpo ai mund të jetë i gatshëm gjatë orëve në vijim". Varma po ashtu nuk ka qenë në gjendje të tregojë se kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku pritet të shqyrtohet ky raport. Tash për tash nuk dihet se çfarë elementesh do të përmbajë raporti i sekretarit Ban. Sipas raporteve të mëhershme të mediave, raporti i sekretarit Ban Ki-moon pritet të përmbajë rekomandime për rikonfigurimin e UNMIK-ut, respektivisht shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë. Sidoqoftë, Prishtina zyrtare ka refuzuar planin gjashtëpikësh të tij - të cilin OKB-ja e kishte arritur në marrëveshje me Beogradin - duke prezantuar planin katërpikësh të Kosovës.