berisha kundër planit gjashtëpikësh
Tiranë (start)Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka pritur në një takim të vecantë kryeministrin e Malit të Zi Milo Djukanoviç. Gjatë një konference për shtyp, kryeministrin Berisha vlerësoi, rolin e Djukanoviç, i cili me kurajo, guxim dhe vizionin e tij, ka kontribuar në paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe Rajon, i cili mori vendimin e guximshëm për njohjen e pavaresisë së Kosovës.
"Nuk mund të jetë i qëndrueshëm një plan për Kosovën ku të gjitha pikat e tij përkrahen nga njëra palë dhe nuk përkrahen aspak nga pala tjetër"-theksoi Berisha.
Berisha tha se në Kombet e Bashkuara duhet të gjendet një zgjidhje për Kosovën, e cila të këtë në thelb, paqen dhe stabilitetin e rajonit, sikurse çdo projekt në Ballkan.
Kryeministri i Malit të Zi, Gjukanovic tha se çdo plan për ndarjen e Kosovës është një çështje e mbyllur, dhe se sipas tij, duhen bërë të gjitha përpjekjet në bashkëpunim dhe me komunitetin ndërkombëtar për ndërtimin institucional të Kosovës.
Me tej,Berisha dhe Djukanoviç, konfirmuan se diskutuan gjeresisht mbi zhvillimin e marëdhënieve në te gjitha fushat, duke rënë dakord të intensifikojnë të gjitha përpjekjet për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, që po rritet si pasojë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë si dhe për bashkepunim në infrastrukturë.
Berisha tha se Qeveria Shqiptare mbështet ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane. "Qeveria mbështet plotësisht dhe do krijojë lehtësite e nevojshme për lidhjet infrastrukturore, këto ditë shpallet fituesi i tenderit Shkodër- Hani i Hotit, së shpejti hapet tenderi për rrugën Shëngjin-Ulqin." tha Berisha.
Gjatë konferencës për shtyp u deklarua se së shpejti do të fillojë lidhja detare Durrës-Tivar dhe ajo ajrore, Tiranë-Podgorice.
Të dy kryeministrat ndanë pikpamje të njëjta për forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj kriminialitetit dhe mbi zhvillimet ne Rajon si dhe vendosmërinë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.