E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende pezull kreu i qarkut Fier

Vangjel Ndreka në cilësinë e kryetarit të këshillit të qarkut Fier ka pohuar se institucioni që ai drejton do të vazhdojë punën për realizimin  e strategjisë së  zhvillimit rajonal  të Qarkut Fier duke u përqendruar në zbatimin  e një sërë projektesh në njësit vendore të  këtij qarku.

Këto sipas tij  do të kryhen në përputhje me strategjinë kombëtare. Këto investime  shprehet ai kanë mbetur mbrapa për shkak të ngërçit që ende po shkaktohet nga gjyqësori për zgjedhjen e kryetarit.

Të dy palët, si ai i Aleancës për Qytetarin, Artur Shehu ashtu dhe ai i Aleancës për të Ardhmen Vangjel Ndreka pretendojnë për kreun e Qarkut. Kjo ka bërë që shumë investime të mbeten pa u realizuar. /K.Th/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›