Propozimet e KQZ-së për reformën zgjedhore

Në këto propozime, nuk kërkohet ndryshimi i sistemit zgjedhor apo korrektim i tij, por vetëm shtimi i zonave të administrimit të zgjedhor.
KQZ-ja kërkon 100 zona administrative, nga 66 që janë aktualisht. Gjithashtu, në propozime kërkohet më shumë kohë për shtypjen e fletëve të votimit, ku theksohet se duhet një kohë më shumë se një muaj, aq sa parashikon aktualisht Kodi Zgjedhor. Komisionit të reformës i kërkohet të ripërcaktojë renditjen e koalicioneve dhe subjekteve në fletën e votimit.
Gjithashtu, kërkohen masa më të rrepta si për emërimin e anëtarëve të komisioneve ashtu edhe për qëndrimin e tyre në detyrë gjatë ditës së zgjedhjeve. Gjithashtu, KQZ-ja kërkon edhe hapjen e njëkohshme të të gjitha kutive në qendrat e numërimit, për të mos krijuar vonesa. /Start/
2012-01-11 08:58