E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romney hedh një tjetër hap përpara

Mitt Romney, pretendenti kryesore në garën për zgjedhjet presidencial në radhët e Republikanve ka hedhur një tjetër hap të madh përpara. Ish-gurnatori i Massachusetts ka fituar në zgjedhjet paraprake në Nju Hampshire me rreth 40% të votave.

I dyti është kongresmeni Ron Paul me rreth 23% të votave ndërsa pas tij vjen ish-guvernatori i Utah Jon Huntsman me thuajse 17%.

Zgjedhjet paraprake do të mbahen në çdo shtet të SHBA-së në muajt e ardhshëm, ku vota e republimanëve do të përcaktojë fituesin deri në fund të muajit gusht.

Zgjedhjet e së martës tregojnë se kandidatët e tjerë, Rick Rantorum dhe Newt Gingrich janë nën 10% ndërsa Rick Perry nën 1% të votave.

Zgjedhjet e ardhshme do mbahen me 21 janar në Karolinën e Veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›