E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj: Opozita mbështet një sistem proporcional-kombëtar

Pas takimit, ka folur për mediat Preç Zogaj, duke bërë të ditura detajet mbi diskutimet e zhvilluara.

Ai bëri me dije se aleatët kanë dëgjuar fillimisht një raportim të deputetit Damian Gjiknuri në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore dhe më pas ndanë mendimin e përbashkët se kjo reformë nuk duhet të jetë çështje e vetëm njërës palë. Zogaj deklaroi se opozita mbështet sistemin zgjedhor proporcional-kombëtar dhe do të punojë për realizimin e kësaj kërkese.

“U shpreh dakordësia e të gjitha partive të koalicionit për një reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme në të gjithë elementët e saj. Duhet filluar me garantimin "një qytetar, një votë", me numërimin elektronik, rindërtimin e KQZ-së dhe një administrim krejtësisht të ri të zgjedhjeve në bazë edhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Opozita është e gjitha në një mendje për nevojën e një sistemi të korrektimit proporcional-kombëtar”, deklaroi Zogaj.

Ndërkohë ai bëri të ditur se në takim nuk u diskutua për zgjedhjet e Presidentit të ri të vendit. /Start/

                                                                                             2012-01-10 17:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›