Ende s’dihet fati i rreth 2 mijë të zhdukurve
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë zbardhjen e fatit të afërmve të tyre dhe kritikojnë institucionet për angazhim të pamjaftueshëm në këtë drejtim Ata kërkojnë trysni më të madhe ndaj Beogradit, njofton RTK-ja. Për këtë qëllim sot do të mblidhet Komisioni qeveritar për persona të pagjetur, për të shqyrtuar ecurinë e procesit të zgjidhjes së problemit të të pagjeturve.
Deri sot, përkundur disa përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si organizimi i konferencave por edhe i negociatave të zhvilluara në Prishtinë e Beograd, nuk është bërë ndonjë hap më konkret, me përjashtim të nxjerrjes së konkludimeve se paqja mund të arrihet vetëm përmes drejtësisë dhe kërkesave për angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Sot, kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nga mbarimi i luftës në vendin tonë, numri i të pagjeturve në Kosovë është 1 mijë e 907, ndërkohë që nga masakra e Mejës ka mbetur pa u zbardhur fati i edhe 27 personave.