BE dhe SHBA: Ballkani të përfshihet në unionin evropian
Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel, kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së, konsiderojnë se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor përsëri duhet të theksohet, ndoshta me një deklratë politike të veçantë ose me konkluzat e Këshillit të Ministrave të BE-së, njofton rel.
Këtë proces fuqishëm e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara, pasi në Uashington janë të bindur se kjo do t’i kontribuojë stabilitetit të gjithë Evropës.Vërejtja e z. Billdt se nacionalistët në Ballkanin Perëndimor do të mund të forcoheshin dhe të shtynin forcat politike pro-evropiane, po të “treteshin” shpresat për hyrje në radhët e BE-së, është plotësisht në harmoni edhe me analizën më të re të përfaqësuesit të lartë të Unionit, Havier Solana.
Të dy zyrtarët e lartë të Unionit kanë tërhequr vërejtjen se kredibilitetin i BE-së në botë varet nga ajo se sa do të jetë Evropa në gjendje që fillimisht ta rregullojë “oborrin” e vet, që para së gjithash është Ballkani Perëndimor.
Këto ditë Solana ka deklaruar në fondacionin Ditshley, në Oxford, se BE “tepër shumë ka investuar në atë rajon, për të lejuar që vendet e atjeshme të heqin dorë nga fuqia tërheqëse e BE, ndërkohë që vetëm pas 5 vitesh e tëra do të jetë më e vështirë dhe shumë më e shtrenjtë”.
“Para disa vitesh dëgjohej se BE në Ballkan po ballafaqohet me hamendjen- të shkohet drejt zgjerimit, apo ndonjë lloji të protektoratit. Ne jemi përcaktuar për anëtarësim, si parim kryesor, me kusht që të zbatohen reformat, dhe, kjo është strategjia e vërtetë”, ka përfunduar z. Solana.