E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Vendosje reciprociteti për vizat

Nga sistemi i sipërpërmendur të bëjnë përjashtim qytetaret e vendeve të Bashkimit Europian me kombësi shqiptare.

“Konfindustria, detyrohet të paraqesë kërkesën e mësipërme nisur nga shqetësimet e vazhdueshme të industrive vendore për vështirësitë në pajisjen me viza udhëtimi për arsye pune të personelit të tyre për në vendet e Bashkimit Europian, që kanë shkaktuar mjaft probleme dhe kosto shtesë dhe kur dihet se shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë mbi 80% të totalit të tregtisë së Shqipërisë”, tha Administratori i Pergjithshëm  Gjergj Buxhuku.

Ai shtoi se një arsye tjetër në paraqitjen e kërkesës së vendosjes së reciprocitetit të sistemit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian është edhe vendimi i korrikut 2009, i Brukselit për të lënë në radhën e fundit Shqipërinë krahësimisht vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen. “Konfindustria, në kërkesën e saj për vendosjen e reciprocitetit të sistemit të vizave Shqipëri-Bashkimi Evropian ka parasysh edhe përvojën e ndjekur nga vende të tjera të rajonit, që sot janë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”, vijon deklarata.

Konfindustria është e bindur se një lëvizje e tillë nga ana e Qeverisë Shqiptare do të shërbej për përshpejtimin e plotësimit nga ana e Shqipërisë të kushteve të nevojshme të kërkuara nga Brukseli, do të jetë shtysë në përafrimin e kohës së lëvizjes së lirë të përbashkët si dhe njëkohësisht është veprimi i duhur për hyrjen me dinjitet të vendit dhe qytetarëve shqiptar në Bashkimin Europian.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›