Austria ofron mbështetjen për Kosovën
Kjo mbështetje, premtoi ai, do të vazhdojë edhe në fusha te tjera në të ardhmen, si dhe shprehu gatishmërinë për të përkrahur bizneset austriake për të investuar në Kosovë. Këto komente ambasadori austriak i bëri gjëtë një takimi me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala.
“Falënderoj Qeverinë Austriake për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti për njohjen e Pavarësisë si dhe ndihmën e dhënë në rrugën e Kosovës drejte anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtare, dhe Bankën Botërore”, tha Ministri Shala.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësit e përkrahjes nga Shteti Austriak për integrimin e Kosovës ne mekanizmat e tjerë Financiar ndërkombëtar. Ministri Shala ndër të tjera i shpjegoi Ambasadorit për gjendjen aktuale ekonomike të Kosovës si dhe kushtet e favorshme që ofron Kosova për investitorët e jashtëm, dhe për mundësit e rritjes se bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.