E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ akrediton vëzhguesit në komunën Ballagat

Zgjedhjet në këtë komunë zhvillohen pas shkarkimit nga detyra të kryekomunarit Fatos Sharka, i cili u dënua nga gjykata për abuzim me detyrën.

Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, kanë propozuar kandidatët e tyre për të konkurruar në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë që KQZ ka miratuar në vijimësi një numër vendimesh që lidhen me parapërgatitjet e këtij procesi të pjesshëm zgjedhor. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme Komisioni Zgjedhor miratoi dhe disa ndryshime në strukturën organike dhe numrin e punonjësve të administratës së KQZ-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›