OECD Ende nuk ka filluar rimekembja e ekonomive te medha evropiane

Nje raport i ri thote se tregjet e punes ne ekonomite me te medha te botes se zhvilluar nuk jane mekembur ende nga recesioni global qe filloi ne vitin 2008.
Organizata per Bashkepunimin dhe Zhvillimin Ekonomik tha sot se 528 milione njerez ne moshe pune ishin te papune ne 34 vendet anetare ne fund te vitit 2011. OECD-ja thote se kjo shifer eshte 2 milione punonjes mepak sesa ne periudhen prill-qershor te vitit 2008 kur filloi kriza financiare globale.
Gjate kesaj periudhe kater-vjecare OECD-ja thote se popullata ne moshe punesimi u rrit me 17 milione njerez ndersa numri i te papuneve u rrit me 13 milione.
Raporti vjen ndersa Bashkimi Evropian llogarit se ekonomia e 17 vendeve te bllokut te Euros do te tkurret me zero presje 3 perqind kete vit si pasoje e krizes se borxheve. Nje vit me pare ishte parashikuar nje rritje prej 1 presje 8 perqind por ekonomia e Eurozones ka rene ndersa nje numer qeverish kane vendosur masa shtrenguese per te frenuar shpenzimet.
Shefi i BE-se per ekonomine Olli Rehn parashikoi se recesioni do te jete i bute dhe per nje periudhe te shkurter. BE-ja parashikon nje rritje prej nje perqind per vitin 2013.