E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai do të takojë Merkelin

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, më 16 maj në Berlin.

Zëdhënësi i Merkelit, Stefen Zajbert, tha se dy zyrtarët do të diskutojnë përgatitjet për Samitin e NATO-s në Çikago, si dhe do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Gjermania aktualisht ka kontingjentin e tretë më të madh të ushtarëve, në kuadër të forcës së NATO-së, në Afganistan – pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

 SHBA-ja, pritet të kërkojë angazhime nga të 28 shtetet anëtare të NATO-s për të financuar forcat afgane të sigurisë. Shumica e trupave të huaja pritet të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›